Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 428.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës.