Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se Kosova këto ditë ka pasur numër të vogël të rasteve të reja me Covid19,shkruan IndeksOnline.
Madje, në javët e fundit nuk ka raste të vdekjes nga këto sëmundje, për dallim nga vendet e tjera që janë regjistruar raste të shumta të COVID-19.
MSH ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Covid19.
“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.