Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hipertensioni sekondar

Hipertensioni sekondar është rritja e TA që shkaktohet nga shkak i identifikueshëm dhe shpesh i korrektueshëm.
Vetëm 5-10 % e hipertensionit shkaktohen nga shkaqe sekondare.

Shkaqet e HTA sekondare

  1. Hipertensioni renovaskular
  2. Sëmundjet renale kronike
  3. Sëmundjet vaskulare
  4. Koartacioni i aortës
  5. Hyperaldosteronizmi primar
  6. Feokromocitoma
  7. Hyper dhe hypotipodizmi
  8. HTA e barrës

Medikamente dhe toksinat

  1. Alkoli
  2. Kokaina
  3. Ciklosporina eritropoetina
  4. Medikamentet adrenergjike

Hipertensioni renovaskular

  • Ky hipertensioni shkaktohet nga krompomentimi i arteries renale që furnizon veshkën
  • Rreth 65% e këtij hipertensioni është nga arterioskleroza e arteries renale dhe zakonisht shfaqet mbas moshës 50 vjec tek duhanpirësit, diabetikët, ata me sëmundje aterosklerotike.
  • Pjesa tjetër e pacientëve do të kenë displazi fibromuskulore dhe në përgjithësi jane të rinjtë prej moshës 20-50 vjec.

Hipertensioni renovaskular përkufizohet si rritja e presionit arterial për shkak të bllokimit të plotë ose të pjesshem të arterieve renale kryesore ose të degëve të tyre. Pervalenca varion nga 3-5 %

Shkaqet e stenozës së arteries renale

  • Atheroskleroza  60-70 %
  • Displazia fibromuskulare 30-40 %

Simtomat shenjat dhe diagnoza

HTA renovaskulare do të suspektohet kur :

  • HTA diastolike zhvillohet për herë të parë tek një pacient ne moshë <30 ose jo >se 50 vjec
  • Dhe kur gjendja e mëparshme e HTA papritmas përkeqësohet
  • Progresioni i shpejtë në drejtim të një HTA malinj brenda 6 muajve nga fillimi sugjeron për një HTA renovaskulare
  • Shfaqja e një IR pa shkak dhe me sendiment urinar normal mbas përdorimit të ACE inhibitorëve dhe ARB
  • Rreth gjysma e pacientëve me HTA renovaskulare (pacientët me sëmundje fibrotike )
  • Do të ketë një zhurmë abdominale në ekzaminimin fizik
  • Por fatkeqësisht dëgjohen rrallë tek pacientët me atherosklerozë
  • Zhurma që dëgjohet si në sistol dhe në diastoë është mjaft sugjestive për HTA renovaskulare se zhurma sistolike vetëm.

Hipertensioni renovaskulat karakterizohet nga :

  • Niveli i lartë i angiotenzinës II substancë vazovaskulare do të shkaktojë rezistencë periferike të lartë.
  • Dhe aldosteroni i cili mban natriumin dhe për pasojë dhe ujin do të shkaktojë një hedhje kardiake të lartë

Testet për konfirmimin e diagnozës

  1. Piolografia IV që tregon vonesë në kalimin e kontrastit
  2. Eko renale që evidenton një veshkë më të vogël se tjetra
  3. Doppler ultrasonografia është metoda jo invasive për të përcaktuar përcaktuar prezencën ose jo të sklerozës
  4. Angiografia rezonancë manjetike është metodë jo invazive me një sensitivitet 100 % dhe specificitet 70-90% krahasuar me arteriografinë për përcaktimin e stenozës të arteries renale
  5. Arteriografia përcakton vendin e dëmtimit dhe në se dëmtimi është në pjesën proksimale të arteries suspektohet për një arteriosklerozë të arteries renale ndërsa displazia fibromuskulare do të përfshijë pjesën distale të arteries
  6. Një tjetër test diagnostikues është testi me kaptopril. Ky test bazohet në faktin që një furnizim i pamjaftueshëm i veshkës do të aktivizojë sistemin reninë angiotenzinë aldosteron, ndërsa dhënia e një ACE inhibitori do të frenojë këtë sistem dhe do të reduktojë në mënyrë të menjëherëshme funksionin renal në veshkën ishemike.

Testet për konfirmimin e diagnozës

Ky test konsiderohet pozitiv

  • Në se ka vonesë ose kapje të ulur të radioizotopëve në veshkën stenozante krahasuar me veshkën e shëndoshë
  • Ky test nuk është i nevojshëm në se stenoza bilateriale është prezente

Trajtimi

Qëllimi i terapisë është:

  • Mbajtja e shifrave të tensionit brenda nornës
  • Prevenimin e sëmundjes renale

Terapia përfshin:

  • Terapinë medikale
  • Indikacioni për kirurgji ose angioplastikë përfshin një pamundësi për të kontrolluar shifrat e tensionit arterial gjatë një trajtimi medikal
  • Nevojën për të ruajtur funksionin renal
  • Efektet e padeshirueshme të terapisë medikamentoze
  • ACE inhibitorët janë mjaft efektiv në pacientët me stenozë unilaterale dhe duhen shmangur në se ekziston stenoza bilaterale ose veshke unike.
  • Një diuretik mund të kombinohet me një ACE
  • Për shkak të efekteve vazodilatatore në glomerul calciantagoniste janë të efektshme të përdoren në sterozëm e arteries renale dhe nuk kompromentojnë funksionin renal

Sëmundjet renale

  • Sëmundjet renale janë shkak i hipertensionit
  • 80% e pacientëve që vuajnë nga veshkat kanë hipertension
  • Dëmtimet renale ulin aftësinë e veshkave për të ekstraktuar kripën dhe ujin e tepërt
  • Pra rritja e volimit të gjakut do shkaktojë rritjen e hedhjes kardiake
  • Sëmundjet renale mund të rrisin dhe clirimin e rënies duke shkaktuar format reninë dipedente të hipertensionit
  • Pra dëmtimet renale progresive hiperparatiroidizmi
  • Përdorimi i eritropoetinëspërkeqëszon hipertensionin
  • Pra hipertensioni në sëmundjet renale  kronike ka shumë shkaktar në krijimin e tij duke e bërë shesh rezistent trajtimin e këtij hipertensioni

Trajtimi i HTA në SAK

  • Trajtimi i HTA veconërisht me ACE dhe ARB ndihmon jo vetëm në drejtim të stabilizimit të shifrave të tensionit arterial por ndihmojnë edhe për ulje e progresionit të sëmundjes renale kronike
  • Duhet monitorimi i kujdesshëm i azotemisë dhe kreatinemisë si dhe nivelet e kaliumit kur përdorim ACE  ose ARB sepse mund të shkaktoj një IRA ose hiperkalemi
  • Nëse trajtohet sic duhet hipertensioni dhe diabeti dy shkaktarët madhorë që cojnë në SRK mund të ulet mjaft incidenca e shfaqes së SRK
  • Në trajtimin e HTA në SRK përdorim të gjitha klasat e medikamenteve antihipertensive

Diagnoza

Shenjat kryesore madhore në vënien e  diagnozës janë :

  • Humbja e funksionit renal (që tregohet me rritjen e nivelit të kreatininës në serum dhe rënia e klirensit të kreatininës )
  • Anamnaeza
  • Në eko evidentohet veshka të zvogëluara
  • Anemia

Youtube

Arkiva

Kategoritë