Hipertensioni sekondar është rritja e TA që shkaktohet nga shkak i identifikueshëm dhe shpesh i korrektueshëm.
Vetëm 5-10 % e hipertensionit shkaktohen nga shkaqe sekondare.
Shkaqet e HTA sekondare
- Hipertensioni renovaskular
- Sëmundjet renale kronike
- Sëmundjet vaskulare
- Koartacioni i aortës
- Hyperaldosteronizmi primar
- Feokromocitoma
- Hyper dhe hypotipodizmi
- HTA e barrës
Medikamente dhe toksinat
- Alkoli
- Kokaina
- Ciklosporina eritropoetina
- Medikamentet adrenergjike
Hipertensioni renovaskular
- Ky hipertensioni shkaktohet nga krompomentimi i arteries renale që furnizon veshkën
- Rreth 65% e këtij hipertensioni është nga arterioskleroza e arteries renale dhe zakonisht shfaqet mbas moshës 50 vjec tek duhanpirësit, diabetikët, ata me sëmundje aterosklerotike.
- Pjesa tjetër e pacientëve do të kenë displazi fibromuskulore dhe në përgjithësi jane të rinjtë prej moshës 20-50 vjec.
Hipertensioni renovaskular përkufizohet si rritja e presionit arterial për shkak të bllokimit të plotë ose të pjesshem të arterieve renale kryesore ose të degëve të tyre. Pervalenca varion nga 3-5 %
Shkaqet e stenozës së arteries renale
- Atheroskleroza 60-70 %
- Displazia fibromuskulare 30-40 %
Simtomat shenjat dhe diagnoza
HTA renovaskulare do të suspektohet kur :
- HTA diastolike zhvillohet për herë të parë tek një pacient ne moshë <30 ose jo >se 50 vjec
- Dhe kur gjendja e mëparshme e HTA papritmas përkeqësohet
- Progresioni i shpejtë në drejtim të një HTA malinj brenda 6 muajve nga fillimi sugjeron për një HTA renovaskulare
- Shfaqja e një IR pa shkak dhe me sendiment urinar normal mbas përdorimit të ACE inhibitorëve dhe ARB
- Rreth gjysma e pacientëve me HTA renovaskulare (pacientët me sëmundje fibrotike )
- Do të ketë një zhurmë abdominale në ekzaminimin fizik
- Por fatkeqësisht dëgjohen rrallë tek pacientët me atherosklerozë
- Zhurma që dëgjohet si në sistol dhe në diastoë është mjaft sugjestive për HTA renovaskulare se zhurma sistolike vetëm.
Hipertensioni renovaskulat karakterizohet nga :
- Niveli i lartë i angiotenzinës II substancë vazovaskulare do të shkaktojë rezistencë periferike të lartë.
- Dhe aldosteroni i cili mban natriumin dhe për pasojë dhe ujin do të shkaktojë një hedhje kardiake të lartë
Testet për konfirmimin e diagnozës
- Piolografia IV që tregon vonesë në kalimin e kontrastit
- Eko renale që evidenton një veshkë më të vogël se tjetra
- Doppler ultrasonografia është metoda jo invasive për të përcaktuar përcaktuar prezencën ose jo të sklerozës
- Angiografia rezonancë manjetike është metodë jo invazive me një sensitivitet 100 % dhe specificitet 70-90% krahasuar me arteriografinë për përcaktimin e stenozës të arteries renale
- Arteriografia përcakton vendin e dëmtimit dhe në se dëmtimi është në pjesën proksimale të arteries suspektohet për një arteriosklerozë të arteries renale ndërsa displazia fibromuskulare do të përfshijë pjesën distale të arteries
- Një tjetër test diagnostikues është testi me kaptopril. Ky test bazohet në faktin që një furnizim i pamjaftueshëm i veshkës do të aktivizojë sistemin reninë angiotenzinë aldosteron, ndërsa dhënia e një ACE inhibitori do të frenojë këtë sistem dhe do të reduktojë në mënyrë të menjëherëshme funksionin renal në veshkën ishemike.
Testet për konfirmimin e diagnozës
Ky test konsiderohet pozitiv
- Në se ka vonesë ose kapje të ulur të radioizotopëve në veshkën stenozante krahasuar me veshkën e shëndoshë
- Ky test nuk është i nevojshëm në se stenoza bilateriale është prezente
Trajtimi
Qëllimi i terapisë është:
- Mbajtja e shifrave të tensionit brenda nornës
- Prevenimin e sëmundjes renale
Terapia përfshin:
- Terapinë medikale
- Indikacioni për kirurgji ose angioplastikë përfshin një pamundësi për të kontrolluar shifrat e tensionit arterial gjatë një trajtimi medikal
- Nevojën për të ruajtur funksionin renal
- Efektet e padeshirueshme të terapisë medikamentoze
- ACE inhibitorët janë mjaft efektiv në pacientët me stenozë unilaterale dhe duhen shmangur në se ekziston stenoza bilaterale ose veshke unike.
- Një diuretik mund të kombinohet me një ACE
- Për shkak të efekteve vazodilatatore në glomerul calciantagoniste janë të efektshme të përdoren në sterozëm e arteries renale dhe nuk kompromentojnë funksionin renal
Sëmundjet renale
- Sëmundjet renale janë shkak i hipertensionit
- 80% e pacientëve që vuajnë nga veshkat kanë hipertension
- Dëmtimet renale ulin aftësinë e veshkave për të ekstraktuar kripën dhe ujin e tepërt
- Pra rritja e volimit të gjakut do shkaktojë rritjen e hedhjes kardiake
- Sëmundjet renale mund të rrisin dhe clirimin e rënies duke shkaktuar format reninë dipedente të hipertensionit
- Pra dëmtimet renale progresive hiperparatiroidizmi
- Përdorimi i eritropoetinëspërkeqëszon hipertensionin
- Pra hipertensioni në sëmundjet renale kronike ka shumë shkaktar në krijimin e tij duke e bërë shesh rezistent trajtimin e këtij hipertensioni
Trajtimi i HTA në SAK
- Trajtimi i HTA veconërisht me ACE dhe ARB ndihmon jo vetëm në drejtim të stabilizimit të shifrave të tensionit arterial por ndihmojnë edhe për ulje e progresionit të sëmundjes renale kronike
- Duhet monitorimi i kujdesshëm i azotemisë dhe kreatinemisë si dhe nivelet e kaliumit kur përdorim ACE ose ARB sepse mund të shkaktoj një IRA ose hiperkalemi
- Nëse trajtohet sic duhet hipertensioni dhe diabeti dy shkaktarët madhorë që cojnë në SRK mund të ulet mjaft incidenca e shfaqes së SRK
- Në trajtimin e HTA në SRK përdorim të gjitha klasat e medikamenteve antihipertensive
Diagnoza
Shenjat kryesore madhore në vënien e diagnozës janë :
- Humbja e funksionit renal (që tregohet me rritjen e nivelit të kreatininës në serum dhe rënia e klirensit të kreatininës )
- Anamnaeza
- Në eko evidentohet veshka të zvogëluara
- Anemia