Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kolecisti akut dhe kronik
  • Kolecisti Akut
  • Përkufizim i përgjithshëm i sëmundjes

Quhet inflamacion i vesikës biljare. Është inflamacion i cili vjen si pasojë e pengesave në rrugët biljare, në qafën e vasikës biljare ose në rrugët biljare. Këto pengesa mund të jenë gurë ose tumorë. Preferon moshën 40-60 vjeç.

  • Etiopatogjeneza

Inflamcioni i mureve të kolecistës zhvillohet në 90% të rasteve në situatat e stazës së bilës, nga bllokimi i kanalit cistik, prejgurit, i cili ka ngecur në segmentin fillestar të kanalit të biljarit. Por përveç gurit kanali i biljarit mund të bllokohet dhe nga përdredhja, nga fibrozat inflamatore, aderencat në strukturat fqinje, ulçerat peptike , infiltrimet neoplazike, parazitët. Pra kemi kolecist akut jo nga gurët e veshkave por nga faktorë të tjerë, nga klebsielat, nga eusheria coli. Nga sekretimi i shtuar i gjëndrave sub mukoze pas bllokimit të kanalit cistik. Janë shumë të ndjeshme nga lëndët irrituese. Veç tizolecitinës veprim të fuqishëm irritues mbi mukozën e kolecistinës kanë dhe kriprat biljare, të cialt formohen nga aktiviteti i bakterieve të pranishëm në hapësirën e kolecistës.

  • Anatomia patologjike

Kemi hipëremi e edemë të kolecistës, kolecista është e tensionuar e mbushur me tretësira biljare. Në mukozën e vesikës mund të kemi dëmtime deri në nekrozë dhe përformim të mureve të saj . hiodropsi i kolecistës nga bllokimi që japin gurët në këto raste ( koleciste është e mbushur me lëng mukoid të pastër).

  • Klinika

Dukuritë klinike shfaqen njëherëzi me dhimbjet abdominale që ngjajnë me episodet e mëparshme të kolikave biljave.

  • Kolikabiljare

Ka dhimbje të qëndrueshme, lokalizohet me shumë vështirësi nga vetë i sëmuri, qetësohet me shumë vështirësi nga analgjezikët e antipastikët. Dhimbja përqëndrohet në epigastrum. Ajo vjen e forcohet e brenda gjysmë ore deri në pak orë arrin kulmin. Ajo më vonë çvendoset nga epigastrumi në  në kuadratin e djathtë ë larskut, hapet në zonën subkapulare të djathtë e në supin e po asaj ane, pasohet me të përziera e të vjella. Po kaloj dhimbja mbi 2-4 orë atëherë kemi kolicist akut, që ka veç dhimbjes ethe të dridhura, djersë prefuze, temperaturë 38,5-39,5 gradë C.
Në palpocion në hipokondrin e djathtë ka më shumë dhimbje i sëmuri, ai bën dhe mbrojtje muskulare. Po të godasim lehtë me grusht në hipokondrin e djathtë dhimbja është e padurueshme. Në 30% të rasteve i sëmuri ka iktër, bilirubinemija deri në 4 gramë. Kemi një rritje të leukocideve 15000, rritje të bilirubinës, rritje të tronoaminozave, kolecisti akut zgjat 7-10 ditë por mund të qetësohet për 3 ditë.

  • Diagnoza

Fillimi i menjëhershmë i dhimbje të fuqishme në kuadrin e sipërm të djathtë të adbdomenit me një ndjeshmeri të theksuar gjatë palpimit të thellë. Diagnoza mbështet mga ekografia e shintigrafia. Ekografia zbulon dhe kolecistin gangreroz si komplikacion. Guri mund të zbulohet dhe me radiografi të thjeshtë.

  • Diagnoza diferenciale

Diferencimi me apandesit akut ndihmon kuadrin klinik dhe ekografia. Pankreatitia akut, një pjesë e mirë e këtyre të sëmurve janë konsumatorë të rregullt të alkoolit. Pankreatiti kap më shumë meshkujt në moshën 50 vjeç. Kalkuloza ose infeksioni i veshkës djathtë mund të japin shqetësime si kolecistiti. Një ulçer e përformuar në këto raste zbulojnë ajër të lirë në abdomen, tjetër është hepatiti alkoolik akut.

  • Mjekimi

Shtrohet i sëmuri në spital që të bëhet diagnoza e vërtetë , që të vlersohet shkncërisht situata , korrigjimi i çrregullimeve hidroelektrolitike, observacionin e  të sëmurit, zgjidhjen përfundimtare të situatës duke e hequr fare koleistën, vendoset sonda nazogastrike që të zbrazen sekrecionet gastrike plotësisht. Kjo qetëson të vjellat e dhimbjet abdominale. Endovenoz injektohet glukoza e tretësira të tjera fiziologjike.

Përdoren për dhimbjet abdominale antispastike të ndryshëm si trinitrina (0,6 mg nën gjuhë), altropinë, indometoinë 50mg x 2, rociditin 150 mg x 3 tb. Antibiotkë, cofoxitinë ose ampicilinë. Zgjidhja përfundimtare dukë hequr koleicistin. Përdoren edhe: çajra si çaj mali, lëngje frutash, limonata, komposto,oriz, makarona, nuk përdoren yndyrat.

  • Kolecistiti kronik

Zakonisht nuk është shkak inflamacioni por një pengesë mekanike nga gurët në veshka ose infeksion etj. Dhimbje në hipokondrinë e djathtë që duhet të na bëjë për ta diferencuar koleicistitin kronik me sëmundjet e tjera si më poshtë:

  1. Sëmundjet ulçeroze gastroduadenale
  2. Refluksi ezofagial
  3. Gastritet
  4. Sëmundjet e pankreasit (pankreatited)
  5. Sëmundjet e kolonit (zona e irrituar, karcionoma)
  6. Sëmundjet e veshkave (kolkuloza e Infeksionet)
  7. Angina pektoris
  8. Spazma e sfinkterit të odit.

të gjitha këto japin dhimbje në anën e hipokordin e djathtë, por duhen të diferencohen me sëmundjen e kolecistitit kronik.

Anatomikisht
Në stade të avancuara kemi fibrozë të shprehur subepiteliale e në pjesën sub seroze e shoqeruar me infiltrim të qelizave mononukleare. Divertikuj intramural që shihen në kolecistën normale janë konstatuar në 90% të rasteve me inflamacion kronik të kolecistës.

  • Etiologjia

Etiologjia është staza biljare nga infeksionet, inflamacioni kimik, kalkulozë biljare asimtomatike. Staza shkakton përzjerjen e bilës me  kolesterol, i cili dëmton mukozën. Infeksonet shumë rrallë mund të përsistojnë ndryshimet inflamatore kronike në murin e kolecistës. Shkak  infeksionesh janë salmonelat tipi krepsiela e bruçela, bakteriet futen në kolecist nëpërmjet kolodokut të infektuar e të ostruktuar ose me qarkullimin portal të gjakut. Ndryshimet që ndodhin në murin e kolecistës mund të jenë pasojë e sëmundjes kalkuloze e gurëve e pranishme më parë në koleicist të kenë kaluar spontanisht. Shkak mund të jenë bacilet e tifos, të dizanterisë, streptokokun, hepatiti viral, lambjet, staza që vjen nga grumbullimi i kriprave biljare. Janë shkak gjithashtu deformimetme rrugëve biljare.

  • Klinika

Shenjat kryesore është kolika biljare, dhimbja fillon me epigastrum, arrin intesitetin maksimal në hipokondrin e djathtë hapet në kurriz dhe zakonisht në shpatullën e djathtë. Zgjat pak orë, mund të qetësohet spontanisht ose nga përdorimi i antispastikeve. Ka dhe shenja të tjera si diarre, nauze, djegie sternale, të sëmurët nuk kanë temperaturë. Preferon moshën 21-35 vjeç, kap më shumë  femrat. Dhimbja mund të fillojë tek gratë në kohën e ciklit menstrual. Dhimbjet vazhdojnë me muaj. Mund të fillojnë dhe të pushojnë përsëri. Të sëmurët kanë rëndim në hipokondrin e djathtë, nauzë, shije të hidhur në gojë, fryrje barku ndaj ushqimit, të vjella.dhimbje koke , temperaturë subflebile, çrregullim gjumi, lodhje e gjuhë të ngarkuar.

  • Diagnoza

Bëhet me koleciotografi orale, që bëhet me dyfishimin e kontrastit plus kolecistografija e ekografia që evidenton dhe kolkulozën e vesikës biljare.

  • Mjekimi

Djeta ka shumë rëndësi, duhet të përdoret bukë gruri, makarona, oriz, por jo spinaq. Përdoren zarzavate: patate, kos, qumësht, mish pa dhjamra. Të mos përdoren lajthi, bizele, bathë, salca, turshi, kakao, çokollatë e pije të ftohta.
Nga medikamentet përdoret: natri fosforici, natri sulfurici, natri bikarbonici. Tria bellodone 3×15 pika-rovokal, papaverina, fegabul 3×1 lugëdhe kur ka infeksionëë përdoren antibiotikë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë