Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Në trajtim tre pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim për COVID-19, janë duke marrë 3 pacientë, kurse dhe 3 të tjerë janë Post- COVID-19.

Sipas ShSKUK-së, 4 prej tyre janë në oksigjeno-terapi.

Kurse sipas raportit të klinikave, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 4 pacientë, e në spitalin e Gjakovës 2 pacientë.

“3 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të tjerë post-Covid-19, janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. 4 nga ta janë me oksigjeno-terapi. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 4 pacientë, spitali i Gjakovës, 2 pacientë”, ka bërë të ditur ShSKUK-ja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë