Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi bashkë me ministrin e izraelit,  vizituan ShSKUK-në dhe biseduan për bashkëpunim në shëndetësi

Në kuadër të vizitiës së tij të parë në Kosovë, Ministri për Bashkëpunim Regjional nga Izraeli, z. Esawi Freji bashkë me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, dhe me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, vizituan sot Shërbimin Spitalor të Kosovës, përkatësisht Klinikën e Pediatrisë.

Në këtë takim, ministri Latifi e informoi ministrin e Izraelit, z. Freji, për sistemin shëndetësor të Kosovës, në theks të veçantë për shërbimet në Klinikën e Pediatrisë (QKUK).Ministri Latifi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Qeverinë e Izraelit, pasi që të dy vendet kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore, ndërsa veçoi mbështetjen e Izraelit për shërimin e fëmijëve kosovarë.

Deri më tani, janë 6 fëmijë nga Kosova të cilët janë kuruar në Izrael, dhe për këtë ministri Latifi, u shpreh se është mirënjohës për një kontribut të tillë.

Ndërsa, Ministri për Bashkëpunim Regjional i Izraelit, z. Esawi Freji, për të cilin kjo është vizita e tij e parë në Kosovë, tha se Qeveria e Izraelit, e ka në prioritet bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe Simon Fisher, drejtor ekzekutiv i organizatës “Save the Child Hart”, i cili deklaroi se fëmijë të tjera nga Kosova do të shërohen në Izrael, për probleme të ndryshme shëndetësore.

Po ashtu edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, falënderoj Qeverinë dhe shtetin e Izraelit për të gjithë mbështetjen dhe kontributin e dhënë për Kosovën.

Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së. Dr.Valbon Krasniqi, shprehu konsideratën e tij për delegacionin nga Izraeli, duke shpresuar në bashkëpunim dhe në mbështetje të vazhdueshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë