Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rama në Ditën e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërmarrin masa paraprake për shëndetin

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Drejtoria për Shëndetësi nё Prishtinë ka organizuar një aktivitet të zgjeruar në Komunën e Prishtinës për të shënuar këtë ditë. Ky aktivitet është organizuar  nё bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht me departamentin mjekësor të FSK dhe studentët e Kolegjit “Universum”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar ekipet mjekësore në Tendën në “Sheshin Zahir Pajaziti”, për të parë nga afër punën e tyre.

Po ashtu ai tha se preventiva është edhe aspekt i gjithë strategjisë se komunës për  trajtim të qytetit.

Me këtë rast i pari i Prishtinës tha se ideja e tyre ka qenë që udhëzimet ndaj qytetarëve të jenë të ndërlidhura rreth preventivës, ku sipas tij më mirë është të ndërmarrim masa paraprake për mbrojtjen e shëndetit se sa trajtimin e problemeve.

“Kemi organizuar disa pika në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë, disa pika ku po e shikojmë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës, po ashtu edhe udhëzimet e ndryshme të mjekëve. Ideja është që udhëzimet tona ndaj qytetarëve të jenë të ndërlidhura rreth preventivës, më mirë është të ndërmarrim masa paraprake për mbrojtjen e shëndetit se sa trajtimin e problemeve pastaj”, tha Rama.

“Preventiva është edhe aspekt i gjithë strategjisë sonë të trajtimit të qytetit, të hapësirave publike të ndërlidhjeve të qendrës me zonat përreth që të mundësojmë një lëvizje më të lehtë dhe më të mirë që qytetarët e Prishtinës të kenë mundësinë të lëvizin më shumë. Sugjerohet që më së paku 30 minuta në ditë të ecet. Këto janë gjëra të cilat po diskutohen këtu. Kemi një bashkëpunim fantastik edhe me Ministrinë e Mbrojtjes”, tha tutje Rama.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku tha se mjekësia primare është prioritet i komunës.

“Bashkërisht po e forcojmë mjekësinë primare që është prioritet i komunës. Në mjeksinë primare fokusi kryesor është parandalim. Kemi bashkuar forcat me qëllim që ti informojmë qytetarët për rëndësinë që ka parandalimi i sëmundjeve që është një kriter shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut”, tha Sadiku./eo

Youtube

Arkiva

Kategoritë