Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy ditët e ardhshme, vranët dhe riga shiu në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se nesër dhe pasnesër (e premte dhe e shtunë) mbi vendin tonë të mbajtë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Sipas IHK do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë