Një kollë e vazhdueshme dhe ethet janë dy nga tre simptomat klasike të COVID-19.
Megjithatë, një mjeke tani ka paralajmëruar se këto simptoma mund të mos jenë gjithmonë për shkak të COVID-19.
Dr. Jenny Harries, shefja ekzekutive e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se kolla dhe ethet mund të jenë në fakt një sëmundje tjetër infektive si tuberkulozi (TB), shkruan Mirror.
Paralajmërimi vjen pasi mbi katër mijë raste të tuberkolozit u regjistruan vitin e kaluar në Angli. Në vitin 2020, tuberkulozi renditej i dyti për sa i përket numrit të vdekjeve nga sëmundjet infektive në mbarë botën, duke tejkaluar COVID-19.
Dr. Harries ka thënë se pandemia mund të vonojë diagnozën dhe trajtimin e tuberkulozit, që do të thotë se mund të ketë edhe më shumë raste të pazbuluara të sëmundjes.