Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ç’është tripanofobia dhe si mund ta menaxhoni?

Për muaj të tërë,  ekspertët e shëndetit publik kanë folur për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19. Dhe, në të vërtetë, ju duhet vetëm t’i hidhni një sy të dhënave më të fundit për të parë se sa jetike është kjo për t’i dhënë fund pandemisë. Por të dish se duhet të vaksinohesh kundër COVID-19 është një gjë dhe ta bësh atë është një gjë tjetër. Dhe kjo mund të jetë një sfidë e vërtetë për njerëzit që kanë frikë nga gjilpërat. E njohur si tripanofobia, kjo është një frikë e vërtetë që prek rreth 25% të të rriturve, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Frika mund të jetë aq e keqe sa rreth 7% e të rriturve në fakt shmangin vaksinimin për shkak të saj.

Por nëse më pak njerëz vaksinohen kundër COVID-19, aq më pak shanse kemi për të arritur imunitetin e tufës, ose mbrojtjen indirekte nga një sëmundje infektive që ndodh kur një popullatë është imune.  Me shumë mundësi, ju tashmë i dini të gjitha këto. Ajo që ju nevojitet vërtet është pak informacion dhe udhëzim për t’ju ndihmuar të kapërceni frikën tuaj në mënyrë që të mbroni veten, të dashurit tuaj dhe popullatën e përgjithshme. Ja çfarë duhet të dini.

Çfarë është saktësisht tripanofobia?

Në terma shkencorë, tripanofobia është një frikë nga gjilpërat pasi ato lidhen me një procedurë mjekësore. Gjithashtu klasifikohet si një çrregullim ankthi.

Frika nga gjilpërat është një fobi specifike. Një fobi specifike fillon si një alarm i arsyeshëm, i shëndetshëm dhe evolutivisht i dobishëm se diçka e rrezikshme mund të ndodhë. Megjithatë, ky mekanizëm fillimisht normal mbrojtës  dhe synon të mbrojë individin nga dëmtimi, mund të intensifikohet dhe përfundimisht të kalojë në një çrregullim psikiatrik dobësues.

Tripanofobia mund të jetë problem për një sërë procedurash mjekësore, duke përfshirë vaksinimet, marrjen e gjakut, nevojën për lëngje  dhe marrjen e anestezisë.

Nuk ka shumë literaturë se nga vjen tripanofobia, por ka disa teori që mund të lidhet me një instinkt mbijetese që ju pengon të dëshironi të shponi trupin tuaj nga ndonjë gjë. Frika nga dhimbja dhe frika nga e panjohura mund të luajnë gjithashtu një rol. Ka gjithashtu të dhëna që sugjerojnë se kjo frikë është më e zakonshme tek fëmijët, të cilët shpesh e tejkalojnë atë, megjithëse disa jo.

Si mund ta dini nëse keni tripanofobi?

Simptomat mund të ndryshojnë, por një meta-analizë e të dhënave shkencore të disponueshme të publikuara rendit këto si shenja të tripanofobisë:

Një rritje e papritur e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut sapo shikoni një gjilpërë

Një ngadalësim i menjëhershëm i zemrës dhe ulje e presionit të gjakut

Të fikët

Ankth ekstrem i pashpjegueshëm

Preokupimi për  një procedurë që përfshin gjilpëra

Sulmet e panikut

Pra, çfarë mund të bëni nëse keni tripanofobi dhe dëshironi të vaksinoheni?

Është e lehtë për disa njerëz të thonë “thjesht bëjeni”, por nëse keni një fobi të vërtetë, ju e dini që nuk është aq e lehtë. Megjithatë, dijeni këtë: është e realizueshme.  Fillimisht, rezervoni takimin. Të bësh më shumë dhe të mendosh më pak është një mënyrë e mirë për të kapërcyer frikën tënde. Prandaj përpiquni të mos mendoni për këtë. Kujtojini vetes se e keni bërë dhe më parë vaksinën dhe keni përfunduar mirë. Mendoni se keni marrë injeksione dhe më parë.  Fokusohuni te qëllimi pse po e bëni këtë – për të shpëtuar shëndetin dhe jetën tuaj dhe për të rivendosur normalitetin – dhe më pak në frikën tuaj nga gjilpërat. Ndërsa jeni duke e bërë vaksinën përpiquni të shpërqendroheni. Vendosni kufjet ose shikoni një video interesante në telefon-çfarëdo që mund të bëni për të bllokuar skenën aktuale është ideale. Gjithashtu, bëjini të ditur infermieres se keni frikë nga gjilpërat.  Me shumë gjasa ato e kanë parë këtë skenë më parë dhe mund të kenë disa truke apo metoda personale që funksionojnë.Gjithashtu, u ndihmon atyre që të kenë një informacion se mund t’ju bjerë të fikët gjatë procesit.  Përpara se të bëni injeksionin, mund të praktikoni frymëmarrjen diafragmatike (ku merrni frymë thellë në diafragmë) ose madje të mbani diçka si një top stresi, nëse keni një të tillë. Mos shikoni gjilpërën ndërkohë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë