Qytetarët serbë në veri të vendit kanë filluar të mblidhen, ndërsa po mbajnë në duar pankarta.
Ata janë duke u mbledhur në sheshin “Car Lazar”, ndërkaq po protestojnë kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ata po mbajnë pankarta në duar “Kurti ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ke shkelur gjithçka”, etj.
Ndryshe, sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës.
Në deklaratë thuhet se qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor por kanë edhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme.