Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, 48 raste të reja me COVID-19

48 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa nuk është shënuar humbje jete nga ky virus.

Rastet e reja dolën nga 864 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 45 të shëruar. Që prej fillimit të testimeve për COVID në vend, janë regjistruar 268,984 raste shërimi nga COVID.

Në Shqipëri janë aktualisht 617 qytetarë të infektuar me COVID-19.

31 persona janë të shtruar në spitale, 6 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 20 mars

Raste të reja ditore   48

Të shëruar në 24 orë   45

Të shtruar në spitale   31

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore   864

Youtube

Arkiva

Kategoritë