Një person nga fshati Malësi e Re në Prizren ka pësuar lëndime pasi që i njëjti gjatë punimeve në një objekt ndërtimor ka rënë nga shkallët prej një lartësie rreth 2-3 metra.
Policia bënë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren.
Në vendin e ngjarjes janë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës.
Pas tretmanit mjekësor viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshem.