Nëse ju ka ndodhur që pas larjes të jetë tkurrur pulovra juaj e preferuar, mos u shqetësoni sepse zgjidhja është në dy përbërës
Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që pulovri nga rrobalarësja të “dalë” dy numra më e vogël, transmeton Telegrafi.
Lajmi i mirë është se nuk keni pse t’ia jepni dikujt që është më i vogël se ju, ose ta hidhni poshtë.
Për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme, ju duhet vetëm ujë i vakët dhe shampo për fëmijë.
Hidhni ujë të vakët në legen, shtoni shampon për fëmijë dhe më pas lagni pulovrin ose veshjen tjetër që është tkurrur.
Shtrydheni lehtë, më pas vendosni një peshqir në një sipërfaqe të sheshtë, shtrijeni pulovrin dhe rrotullojeni.
Peshqiri do të mbledhë ujin e mbetur të tepërt, më pas vendosni pulovrin në një tjetër peshqir të thatë dhe ngadalë e shtrini me duar ndërsa është ende i lagur.
Lëreni pulovrin ose veshjen tjetër derisa të thahet.