Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot dy vite që nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë

Sot (13 mars ) bëhen dy vjet që nga paraqitja e rasteve të para me coronavirus në vendin tonë. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani me virus u infektuan 226 mijë e 845 qytetarë. Ndërkaq, 3 mijë e 124 qytetarë kanë humbur jetën dhe janë shëruar nga virusi 222 mijë e 973 qytetarë.

Njëri nga të konfirmuarit pozitiv me COVID-19 kishte qenë një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare, kurse pacienti i dytë, ishte kosovar i moshës 77 vjeçare

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në atë kohë më 15 mars 2020 kishte shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Pas shpalljes së gjendjes emergjente pasoi ajo që në botë u bë e njohur si “LOCKDOWN”, pra mbyllje totale, kufizimi i orarit të lëvizjes, mbyllja e shkollave dhe vazhdimi i mësimit online, ndalimi i tubimeve publike, mbyllja e parqeve, pra gjithçka përveç shërbimeve esenciale.

OMICRON – JANAR 2022

Me paraqitjen e variantit Omicron në Kosovë, bëri që rastet e reja me coronavirus të shpërthejnë në vend në fillim të këtij viti. Janari ishte muaji më kritik sa i përket situatës me COVID-19 shkaku i variantit Omicron.

Vetëm gjatë muajit janar në Kosovë u konfirmuan 40 mijë e 047 raste pozitive. Gjatë këtij muaji ka pasur edhe vdekje të qytetarëve të cilët nuk arritën t’i bëjnë ballë luftës me COVID-19. Brenda këtij muaji humbën jetën gjithsejtë 20 qytetarë,

Por, me të hyrë në muajin shkurt situata epidemiologjike në vend filloj të ndryshojë. Duke parë përmirësimin e situatës epidemiologjike më 5 shkurt të këtij viti Qeveria e Kosovës mori vendim për lehtësimin e masave kufizuese. Me masat e reja kufizimi i lëvizjes ishte vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, kurse orari i punës së gastronomisë ishte mundësuar të jetë deri në orën 23:00.

Masave të shumta nga qeveria gjatë kohës së pandemisë u erdhi fundi me 1 mars 2022 kur qeveria vendosi që orën policore ta largojë dhe bëri disa lehtësime sa i përket sektorit të gastronomisë.

Ajo që ndihmoi në rënien rasteve dhe normalizimin e situatës epidemiologjike ishte edhe numri i lartë i qytetarëve të cilët janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Ndërkohë, në vend është duke vazhduar vaksinimi i popullatës kundër COVID-19, ku tashmë qytetarët janë duke vazhduar të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës kundër virusit.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

Kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 818.255 qytetarë.

Ndërkaq MSH njofton se deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë