Një kosovar 35-vjeçar vrau gruan e tij 32-vjeçare dhe më pas u arrestua nga policia zvicerane.
Motivet që çuan drejt kësaj vrasjeje ende mbesin të paqarta.
Siç raporton Blick, në kohën kur është kryer vrasje, brenda apartamentit ishin edhe tre fëmijët e çiftit.
Ata janë të moshës nga një deri në 15-vjeç, që për fat të mirë asnjëri prej fëmijëve nuk është lënduar.