Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbyllen dy depo në Fushë Kosovë dhe Graçanicë – iu gjetën vaj në mungesë dokumentacioni

Inspektorati i Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamenti për hetime të Krimeve Ekonomike, ka gjetur në dy depo (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë) vaj që i ka munguar dokumentacioni.

Si pasojë e kësaj, sic njofton kryeministri Albin Kurti, përmes një njoftimi në Facebook, të njëjtat depo janë mbyllur.

Ai ndër të tjera tha se ngritja e cmimit të vajit në 3.49 euro është rritje artificale, andaj janë shtuar inspektorët për të mos lejuar, sic thotë, zhvatjen dhe manipulimin me qytetarët, në emër të krizës.

Postimi i tij i plotë:

Mbyllen dy depo

Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.

3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës

/familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë