Kanceri i zorrës së trashë është njëra ndër sëmundjet më të rënda që manifestohet te njerëzit.
Ndonëse është e vështirë të përcaktohet në mënyrë të përpiktë një shkaktar i vetëm, më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë personat mbi moshën 50 vjec.
Mundësitë që ky lloj kanceri të largohet janë të mëdha, me kushtin që të vërehet herët në fazat e zhvillimit të tij.
Njëri ndër veprimet kryesore për parandalimin e kësaj sëmundjeje është vizita e menjëhershme e mjekut në momentin që vërejmë dicka jonormale në organzimin tonë.
Shenjat e para që mund të cojnë në dyshim që jemi të prekur nga kanceri i zorrëve janë: gjak në jashtëqitje, anemia, ndryshime në procesin e tretjes, dhimbje barku, humbje peshe etj.
Të rëndësishme në parandalimin e kancerit të zorrëve janë edhe: lënia e duhanit, pastrimi i zorrëve (pirja e një gote ujë), të menaxhuarit e stresit e ankthit dhe të vrapuarit.