Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shumë shpenzime për pak produkte – Ja sa u ngritën cmimet vetëm për tre muaj

Sikur xhepat të ishin të shqyer.

Kështu do të shpjegohej situata aktuale në lidhje me ngritjen e cmimeve, e cila po përkthehet me tkurrje enorme të kursimeve për shumë familje.

Nëse familjet skamnore e kishin të vështirë ta  “përthekonin” muajin duke i përzgjedhur për blerje vetëm produktet esenciale, tanimë edhe këto të fundit nuk janë aq të lira.

Për ta blerë një bukë, tani  duhet të shpenzojnë hic më pak se 50 cent, gati sa dyfishi që paguante tre muaj më parë (30 centë).

Njëjtë ka ndodhur edhe me vajin dhe sheqerit, ku për to duhet paguar 2.29 euro dhe 92 centë, për litër e kilogramë, nga 1.39 euro dhe 80 centë sa ishin gjatë muajit dhjetor.

Pos tyre, ndryshim në cmime ka pasur edhe për mishin (Nga 6.50 euro në 7.50 euro për kilogramë), qumështin (nga 75 centë në 97 centë për litër), djathin (nga 3.84 euro në 4.89 euro për kilogramë), vezët (nga 8 centë në 11 për copë), kafenë (nga 9 euro në 11.70 euro), peletin (nga 12 euro në 14.56 euro), drutë (nga 27.50 euro në 45 euro) dhe naftën (nga 1.30 euro në 1.82 euro).

Brenda krejt kësaj situate, që sigurisht është ndikuar nga gjendja e përgjithshme në botë (lufta Rusi – Ukrainë), ende nuk është ndier “dora” e shtetit për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Muajin e kaluar pati edhe shtrenjtim të rrymës elektrike, e cila u prapriu shtrenjtimeve të tjera që do vinin më pas. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë