Një xhami në Gjakovë, ka qenë cak i hajnave të hënën.
Grabitësit kanë arritur të thyejnë arkën e xhamisë dhe të marrin shumën e parave që ishin në të.
Përveç, parave grabitësit kanë marrë edhe llamp dhe tre palë tespihe.
Rasti është duke u hetuar nga policia derisa ende nuk ka persona të arrestuar lidhur me ngjarjen.
Të tilla raste, ku xhamitë janë cak i grabitësve janë shpeshtuar në Gjakovë, ku vetëm brenda dy jave janë raportuar edhe tri raste të tjera.