David Bennett, 57 vjeçari që iu vendos një zemër derri në vend të zemrës së tij, ka ndërruar jetë.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Bennett, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, ku ai mori transplantin por ai filloi të përkeqësohej ditët e fundit dhe spitali njoftoi vdekjen e tij të mërkurën, shkruan Usatoday, transmeton Gazeta Sinjali.
Bennett ishte pacienti i parë që mori një organ kafshe të modifikuar gjenetikisht.
“Jemi të shkatërruar nga humbja e zotit Bennett. Ai u tregua një pacient trim dhe fisnik që luftoi deri në fund. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij”, tha në një deklaratë Dr. Bartley Griffith, kirurg që drejtoi transplantin e Bennett.