Fabrika e plastikës e cila gjendet në Obiliq është përfshirë nga zjarri.
Në pamjet që lexuesit kanë dërguar shihet se nga ndërtesa e kësaj fabrikë po del tym i zi.
Siç raportohet policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë quar në djegien e kësaj fabrike dhe as a ka persona të lënduar. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje nga ana e tyre. /Telegrafi/