Ka një shije të mrekullueshme dhe një mënyrë përgatitje shumë të lehtë
Përbërësit:
1 paketim të ngrirë kokrra misri të ëmbël,
▪ 100 g bizele të ngrirë,
▪ 200 g kikirikë të njelmët të pjekur,
▪ 30 g susam,
▪ 2 karota,
▪ majdanoz të freskët,
▪ 2-3 filxhanë të vegjël vaj,
▪ kripë sipas shijes,
▪ spec djegës i gjelbër i grirë.
Përgatitja:
Zieni kokrrat e misrit të ëmbël dhe bizelen në ujë në të cilin keni qitur kripë dhe pastaj kulloni mirë dhe ftohni.
Në tigan pa shtuar yndyrë piqni susamin. Edhe susamin ftoheni.
Qitni kokrrat e ziera të misrit dhe të bizeles në një enë të thellë dhe shtoni kikirikët e grirë trashë, susamin e pjekur dhe garrotat e grira në rende.
Përzieni mirë dhe shtoni majdanozin e grirë, vajin dhe kripën. Sërish përzieni.
Mbuloni enën me folie dhe derisa ta shërbeni mbajeni në frigorifer.
Bashkë me shërbimin, nëse dëshironi, shtoni spec djegës të grirë.
Ju bëftë mirë!