Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita e dentistëve, Ujkani : Vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj, para moshës tre vjeçare

Dentisti i fëmijëve, Xheladin Ujkani në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Dentistëve, ka kërkuar nga qeveria, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj, para moshës tre vjeçare.

“Vizitave të detyrueshme të fëmijëve te dentisti duhet t’i paraprijë fillimi i implementimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, në vitin 2014. Nga koha e hyrjes në fuqi kemi pasur pesë kryeministra dhe ende nuk kemi parë vullnetin e gatishmërine e tyre për implementimin e këtij ligji. Sipas informatave që kemi dhe janë informata të sigurta, së paku në dy vitet e fundit, vitin 2020 dhe 2021, zyrat e Fondit për Sigurim Shëndetësor, nuk janë vizituar në asnjë moment nga ministrat e Shëndetësisë”, thotë Ujkani.

Sipas Ujkanit, Komisioni për Shëndetësi, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim edhe me Fondin, duhet të fillojnë përgatitjet dhe ndryshimet e nevojshme që ky ligj të fillojë të zbatohet në praktikë.

“Është shqetësuese gjendja e shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë. Mosha mesatare e fëmijëve ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve ka qenë mbi dhjetë dhëmbë të prishur”, tregoi ai.

Po ashtu, dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, kërkon edhe nga Ministria e Arsimit që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve.

“Prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi këtyre dhëmbëve, për shkak se duke menduar se edhe këta janë dhëmbë të qumështit, te një pjesë e madhe e fëmijëve, ende pa arritur moshën shtatë-tetë vjeçare, po dëmtohen aq shumë, duke rrezikuar kështu shpesh here edhe nxjerrjen e parakohëshme të tyre. Në mesatare, fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur. Kjo është vertetuar edhe nga një hulumtim që kemi kryer tek këto grupmosha”, tha Ujkani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë