Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja si duhet ta lyeni dhomën e gjumit që të qetësoni mendjen dhe të flini më mirë

E rehatshme. Është mbiemri i parë që të vjen në mendje kur mendon për një dhomë gjumi. Relaksues, është i dyti. Dhoma e gjumit shpesh shihet si një strehë nga bota e jashtme, jo vetëm një vend për të fjetur të qetë, por edhe një vend për t’u çlodhur dhe për t’u ndjerë mirë, një zonë e vërtetë komforti. Për të krijuar atmosferën e duhur, ju nevojiten edhe ngjyrat e duhura për të ndihmuar në qetësimin e mendjes.

Dhoma e gjumit dhe ngjyrat 

Zgjedhja e ngjyrës së duhur të dhomës së gjumit nuk është e lehtë sepse duhet të merren parasysh dy faktorë thelbësorë: kombinimi me pjesën tjetër të shtëpisë, në mënyrë që të jetë në harmoni me arredimin e dhomave të tjera dhe ana relaksuese. Duke përjashtuar sfondet me ngjyra të forta dhe printime (të cilat tani janë kthyer në modë), ngjyrat e forta mund të përdoren të vetme ose të kombinuara, deri në tre lloje.

Zgjedhja e një nuance neutrale me të tjerat që relaksojnë mendjen dhe sytë është thelbësore. Klasikët e mëdhenj? Blu dhe jeshile. Ose mund të luani me një ngjyrë, duke zgjedhur shumë nuanca të saj, ose duke kombinuar një nuancë klasike me detaje më të ndritshme të ngjyrave të dhëna nga aksesorët.

Por cilat janë nuancat që ndihmojnë pushimin? Përveç blusë dhe jeshiles së sipërpërmendur, nuk duhet të harrojmë ngjyrën bezhë, rozë, të bardhë dhe çuditërisht lejla.

Si ndikojnë ngjyrat në tru

Sipas ligjit fizik të Rezonancës, disa nuanca e rivendosin indin e organizmit në gjendjen e tij optimale, duke e lejuar atë të funksionojë në mënyrën më të mirë. Ky është parimi mbi të cilin bazohet kromoterapia: thjesht duke i vëzhguar ngjyrat nxisin ndjesi, gëzim, mirëqenie, energji.

Për një dhomë gjumi, preferohen nuanca të cilat krijojnë ndjesi mirëqenieje dhe qetësie të vërtetë. Në veçanti, ngjyrat e ftohta janë perfekte për të ulur energjinë e tepërt në fund të ditës, ato të ngrohta, si e verdha, portokallia, e kuqe, anasjelltas japin ngarkesë dhe energji.

Nga bluja në vjollcë, ngjyrat për netët e qeta

Mbi këto parime, ngjyrat më të përshtatshme për dhomën e gjumit janë kryesisht gjashtë:

1.Bluja është ngjyra më klasike dhe më e përshtatshme për këtë dhomë në shtëpi. Jo vetëm sepse është një ngjyrë e ftohtë, por sepse, sidomos në variantet e errëta, është shumë e butë dhe ka një efekt të vërtetë qetësues në trup. Është vënë re se përballë blusë, presioni i gjakut bie, ritmi i zemrës ngadalësohet dhe ankthi largohet. Kjo ngjyrë lufton edhe pagjumësinë, prandaj është e përshtatshme edhe për dhomën e fëmijëve.

2. E gjelbra. Është një ngjyrë e qetë dhe çlodhëse dhe, ashtu si natyra, ndihmon në uljen e niveleve të ankthit, si kur e gjeni veten në një pyll dhe mendja juaj fillon të qetësohet. Jo vetëm kaq, jeshilja gjithashtu rigjeneron, rimbush bateritë.

3. E bardha është ndër zgjedhjet më tradicionale, në shumë kultura ajo simbolizon qartësinë dhe freskinë, ndihmon për të vendosur rregull në mendimet dhe emocionet e dikujt. Kjo është arsyeja pse është shumë ngjyrë e përshtatshme kur prisni një fëmijë.

4. Vjollcë. Shpesh e nënvlerësuar, në fakt në filozofinë e Feng Shui-t kjo ngjyrë lidhet me forcën, paqen dhe gjetjen e ekuilibrit të duhur.

5. Të gjitha ngjyrat bezhë, duke përfshirë ngjyrën e purpurt, i japin dhomës një relaksim të madh, si dhe krijojnë një ambient vërtetë klasik. Këto nuanca janë shumë të rafinuara por mbi të gjitha krijojnë atë atmosferën e intimitetit të ngrohtë që kërkohet në dhomën e gjumit.

6. Duke lënë mënjanë “baby pink”-in klasik, ndër ngjyrat antistres e gjithë gama e rozës është në rreshtin e parë. Në fakt, kjo ngjyrë, gjithmonë sipas Feng Shui-t, është bartëse e paqes dhe qetësisë. Me pak fjalë, e zgjedhur në nuancën e duhur, është e përshtatshëm në çdo dhomë të shtëpisë si dhe në dhomën e gjumit sepse krijon harmoninë e duhur. Në veçanti në nuancat antike dhe pluhur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë