Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kështu duhet të bëhet larja e rrobave të dimrit

Palltot, xhupat dhe xhaketat e dimrit kanë nevojë të lahen dhe pastrohen një ose dy herë në çdo stinë.

Nëse pallton ose xhupin e vishni çdo ditë, ato duhet larë dy herë në sezon. Palltot e një materiali më të veçantë duhen dërguar tek pastrimi kimik për më shumë përkujdesje.

Udhërrëfyesi praktik për larjen e rrobave të dimrit

Rregulli i përgjithshëm për larjen e xhupave të dimrit është që t’i kategorizoni sipas materialit dhe gjithmonë të lexoni udhëzuesin. Xhupat prej najloni, me push apo pupla duhen larë së bashku me ujë të ftohtë dhe larës të zakonshëm.

Ato duhen mbërthyer në mënyrë që kopsat dhe zinxhiri të mos shkaktojë ndonjë grisje. Sa i përket palltove, ato mund t’i lani në programin e lavatriçes për larje me dorë dhe që të pengoni zhubrosjen e pallots, fusni disa topa të vegjël tenisi. Ato jo vetëm që do ta mbajnë pallton të butë dhe pa rrudha por edhe do të përshpejtojnë procesin e tharjes, shkruan AgroWeb.

Nëse palltot tuaja janë prej leshi, zgjidhni sërish programin më delikat të larjes së rrobave, ose lajeni me dorë. Në vend të solucionit larës të zakonshëm, përdorni shampo për bebe ose një solucion të përshtatshëm për rroba leshi.

Për ta tharë, pallton vendoseni drejt dhe horizontalisht duke e sheshuar me dorë për të ruajtur formën sidomos tek shpatullat dhe krahët. Xhaketat dhe xhupat e lëkurës duhen pastruar vetëm në pastrim kimik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë