Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një i vdekur dhe 83 raste pozitive nga coronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679.

Në total numri i rasteve aktive është 1.597.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë