B-Kompleks përbëhet nga tetë vitamia që janë: B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12, të cilat kryejnë një mori funksionesh të dobishme në organizmin e njeriut.
Cilat janë përfitimet?
Vitaminat B luajnë një rol jetësor në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Si blloqet ndërtuese të një trupi të shëndetshëm, vitaminat B kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelet tuaja të energjisë, funksionin e trurit dhe metabolizmin e qelizave.
Kompleksi i vitaminës B ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe nxit:
– shëndetin e qelizave
– rritjen e qelizave të kuqe të gjakut
– nivelet e energjisë
– shikim të mire
– funksionin e shëndetshëm të trurit
– tretje të mirë
– oreks të shëndetshëm
– funksionin e duhur nervor
– prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit
– shëndetin kardiovaskular
– tonin e muskujve
Te femrat
Vitaminat B janë veçanërisht të rëndësishme për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Këto vitamina ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fetusit, si dhe ulin rrezikun e defekteve të lindjes.
Për gratë shtatzëna vitaminat B mund të rrisin nivelet e energjisë, të lehtësojnë të përzierat dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të preeklampsisë.
Te meshkujt
Vitaminat B mendohet se rrisin nivelet e testosteronit te meshkujt, të cilat ulen me kalimin e moshës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë meshkujt të ndërtojnë muskuj dhe të rrisin forcën.
Si mund ta dalloni nëse keni mangësi?
Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm vitamina B duke konsumuar një dietë të ekuilibruar, por megjithatë është ende e mundur të keni mangësi.
Simptomat që nuk po merrni mjaftueshëm vitamina B:
– skuqjet e lëkurës
– çarje rreth gojës
– lëkurë me luspa në buzë
– gjuha e fryrë
– lodhje
– dobësi
– anemi
– konfuzion
– nervozizëm ose depresion
– të përziera
– ngërçet e barkut
– diarre
– kapsllëk
– mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë dhe duar
Kujdes: Gjithmonë bisedoni me mjekun tuaj përpara se të shtoni ndonjë suplement në rutinën tuaj.