Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një muaj paraburgim policit të dyshuar për vrasjen e kolegut në Zllatar – arrest shtëpiak për pesë të tjerët

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin F.M lidhur me vrasjen e zyrtarit policor në Zllatar.

Po ashtu pesë personave të tjerë i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Incidenti me fatalitet kishte ndodhur të premten mbrëma teksa viktima ishte në një ndejë bashkë me 15 zyrtarë policorë.

Lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte njoftuar se janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë, prej tyre njëri i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, ndërsa pesë të tjerët për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Siç bëhet e ditur disa gëzhoja janë gjetur në oborrin ku ishte vila në të cilën kishin organizuar ndejën zyrtarët policorë.

Organet kompetente janë duke hulumtuar lidhur me incidentin, ndërsa hetimet vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Ndërkaq, të dielën, familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhanë lamtumira e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli, djalit të vetëm në familje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë