Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e pavarësisë.
Hovenier përmes një video-mesazhi ka thënë se arritjet e Kosovës në këto 14 vjet janë të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.
“Sot Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë – 14 vjet si shtet sovran dhe si partner i besuar i Shteteve të Bashkuara. Arritjet e Kosovës në 14 vitet e fundit nuk janë asgjë më pak se të jashtëzakonshme. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Kosovën partnerin dhe mik tonin.
Tani, ndërsa ne e festojmë këtë ditë të rëndësishme së bashku, ky është premtimi im për ju: partneriteti i palëkundur që gëzojmë midis vendeve tona – ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara – do të forcohet vetëm në vitet në vijim. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku”, thotë ai.
Tutje, ai ka përgëzuar Kosovën për të gjitha të arriturat.
“Pra, sot qëndrojmë pranë Kosovës për të festuar me ju. Ne ju përgëzojmë për gjithçka që keni arritur dhe presim që të vazhdojmë t’ju mbështesim ndërsa shfrytëzoni mundësitë që ju presin.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë”, ka pohuar ai.