Omicron mund të qëndrojë më gjatë në lëkurën e njeriut se variantet e mëparshme të COVID.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se rezistenca e Omicron mund ta ketë ndihmuar të zëvendësojë Deltën si variant dominues.
Zbulimi u bë nga shkencëtarët japonezë në Universitetin e Mjekësisë Prefekturale në Kioto, pas një sërë testesh laboratorike. Sipas tyre rezistenca e varianteve të COVID në lëkurë është:
- Wuhan – 8.6 orë
- Alfa – 19.6 orë
- Beta – 19.1 orë
- Gamma – 11 orë
- Delta – 16.8 orë
- Omicron – 21.1 orë
Omicron është bërë tashmë varianti më i pranishëm në vendet e BE-së, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Vendet që patën infektimet më të larta me Omicron janë:
- Finlanda – 99.9 për qind
- Belgjika – 99.7 për qind
- Malta – 99.3 për qind
- Danimarka – 98.8 për qind
Megjithëse variantet ishin rezistentë ndaj dizinfektantëve, të gjithë u shpërbënë plotësisht pas 15 sekondash. Përmes këtij zbulimi, shkencëtarët përforcuan thirrjen për të përdorur dezinfektantë kundër COVID-19.