Bajadera është padyshim një nga ëmbëlsirat më të preferuara dhe për të gjithë adhuruesit e saj – ja një version shumë i veçantë
Përbërësit:
▪ 300 g sheqer
▪ 200 ml ujë
▪ 250 g margarinë
▪ 300 g keks
▪ 100 g kokos
Glazura:
▪ 100 g çokollatë të bardhë
▪ 3 lugë vaj
Përgatitja:
Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta.
Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.
Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë.
Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.
Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar.
Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla.
Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.
Ju bëfshin mirë!