Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe njëherë ka dal me apel për qytetarët që të vaksinohen e të respektojnë masat Anti-COVID.
Nga IKSHPK kanë thënë se varianti Omicron i COVID-19 po vazhdon të përhapet me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues.
Andaj sipas këtij instituti, situata epidemiologjike akoma është e rëndë.
“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19. Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska”, thuhet nga IKSHPK.