Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rreziqet që vijnë nga mos pastrimi i furrës

Pas vakteve të bollshme që përgatisni gjatë javës, pastrimi i furrës mund të mos jetë gjëja e parë që ju vjen ndërmend të bëni pasi keni përfunduar me gatimin.

Megjithatë ka disa arsye jo pak të rëndësishme pse duhet ta pastroni, ose ka shanse të përjetoni ngjarje jo të këndshme në kuzhinën tuaj.

Ja disa prej tyre:

Rrezik zjarri

Ky është rreziku më i madh një furre të ndotur. Vaji është lëndë djegëse, kështu që nëse keni derdhur vaj në furrë, ai mund të shërbejë si lëndë djegëse që mund të shkaktojë zjarr. Në fakt, gatimi është shkaku kryesor i zjarreve dhe i dëmtimeve nga zjarri në shtëpi. Megjithatë krahasuar me pajisjet e tjera të gatimit në shtëpi, furrat kanë shkallën më të ulët të rrezikut.

Kuzhina mund të jetë nën tym

Ndërsa yndyra grumbullohet në furrë, ajo krijon një mjedis me tym. Për sa i përket shëndetit nuk është mirë të thithësh tym, kështu që nëse furra zë tym kur nxehet është koha për ta pastruar atë.

Ushqimi mund të mos ketë shije të mirë

Nëse shija e vakteve tuaja nuk është si më parë, fajin mund ta ketë një furrë e papastër. Tymi nga yndyrat e mbetura  mund t’i japë produkteve tuaja një shije të pakëndshme, shkruan AgroWeb.

Youtube

Arkiva

Kategoritë