Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 14.639
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632 ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3.068 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 810.436 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.