Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes nefrologu, dr. Shefqet Berisha

Gjatë ditës së djeshme, më 10 shkurt, ka ndërruar jetë nefrologu, dr. Shefqet Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Oda e Mjekëve e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Berisha ishte themelues i Qendrës së Dializës në Prishtinë.

Postimi i plotë nga Oda e Mjekëve e Kosovës:

Njoftim Mortor: Me datën 10 Shkurt 2022 ndërroi jetë Prof. Dr. Shefqet Berisha, Nefrolog – themelues i Qendrës së Dializës në Prishtinë. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 11 Shkurt 2022 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë në ora 16:00.

Biografia:

Prof. Dr. Shefqet (Rifat) Berisha, i lindur më 13 Maj 1935 në Suharekë, Kosovë.

Në vitin 1956 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Pasi i kreu me sukses tre vite të studimeve, vendosi të zhvendosej në Rjeke të Kroacisë.

Në vitin 1959 regjistroi vitin e katërt në Fakultetin e Mjeksisë në Rijeke, që ishte degë e Fakultetit të Zagrebit në Kroaci, dhe mori titullin akademik Doktor i Mjeksisë në vitin 1962.

Specializimin e përfundoi në Shkup në vitin 1971, dhe më pas vazhdoi punën në Prishtinë si Specialist i Mjeksisë Interne.

Në vitin 1972 u hap Fakulteti i Mjeksisë në Prishtinë, Dr, Shefqeti u zgjodh Asistent i Mjeksisë Interne dhe më vonë ishte Profesor i kësaj lënde deri në pensionim.

Më 1975 vijoi studimet specialistike të Nefrologjise dhe pas dy vitesh mori titullin akademik:

Dr. Shefqet Berisha – Internist – Nefrolog

Në vitin 1977 në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Prishtinë, ai hapi Repartin e Nefrologjisë dhe më vonë Qendrën e Dializës të cilën e udhëhoqi deri në pensionim. 

Doktoroi në vitin 1980 me temën: “Nefropatia Endemike në Regjionin e Vitisë – Kosovë”, dhe mori titullin akademik:

Profesor Doktor  i lëndës Interne.

Youtube

Arkiva

Kategoritë