Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
8 fëmijë dhe 15 gra shtatzëna të shtrira në QKUK për shkak të COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot 215 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitale rajonale.

Sipas SHSKUK’së, në mesin e pacientëve janë edhe 8 fëmijë dhe 15 gra shtatzëna.

Ndërsa, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 75 pacientë.

17 pacientë janë të shtrirë në Mjekimin  Intensiv.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor nga Covid-19  janë 216 pacientë. 149 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 17 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

Kujtojmë që gjatë këtij viti është rritur numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19.

Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në QKUK e spitale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë