Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.
IHK njofton se nga e mërkura temperaturat do të kenë ngritje e lehtë në të dy vlerat.
Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.