Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Marigona Pervetica njoftoi për takimin me Kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi dhe Ardonita Sabedinu.
Ajo bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua rreth arritjes së bashkëpunimit për mbështetjen dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar (me nanizëm) në gastronomi.
“Me këtë rast, nga muaji i ardhshëm Marigona do filloj punën në Bagolina, me ç’rast është arritur edhe nënshkrimi i kontratës mes nesh“, thuhet në postim.
Më tutje ajo tha se me këtë arritje, po i hap rrugët punësimit të personave me aftësi të kufizuar në sektorin e gastronomisë.