Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, me bashkëpunëtorë qëndroi sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku me drejtorin e spitalit Skënder Dreshaj dhe personelin aty bisedoi për punën në këtë spital, sfidat dhe projektet për të ardhmen.

Latifi falënderoi drejtuesit e spitalit dhe personelin për punën e bërë dhe kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje të tjera.

“Ministri theksoi nevojën që spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional, ndërsa riorganizimi i resurseve do të mundësonte që spitalet ta kenë kuadrin e nevojshëm, sidoms për ato lëmi ku numri i tyre është i vogël” , njofton MSh.

Gjatë kësaj vizite u theksua edhe rëndësia e avancimit dhe përdorimit të teknologjisë informative në funksion të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i telemjekësisë, gjithashtu.

Spitali i Pejës ka afër 600 të punësuar dhe ofron shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët e komunave që gravitojnë në Rajonin e Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë