Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
56 fëmijë nën 9 vjeç rezultuan pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë


1 mijë e 283 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se gjatë kësaj kohe të infektuar me virus janë 56 fëmijë të moshës zero deri 9 vjeç.

Të infektuar me virus janë edhe 99 persona të moshës 10-19 vjeç, 164 të moshës 20-29 vjeç dhe 222 të moshës 30-39 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Nga MSH kanë treguar se dy viktima, një burrë dhe një grua janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga Komuna e Mitrovicës dhe Prishtinës.

Ndërsa, 4 viktima, 3 burra dhe një grua janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Komuna e Gjakovës, Mitrovicës dhe Fushë Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë