Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjeku i QKMF’së në Lipjan reagon për vdekjen e 56 vjeçarit, e mohon ta ketë neglizhuar rastin

Drejtori i Shëndetësisë në Lipjan, Shkëlzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi i cili punonte në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Siç ka njoftuar Komuna e Lipjanit, ky vendim është marrë për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë të mjekut në fjalë, i cili kishte deklaruar rrejshëm se EKG është jashtë funksionit.

Ndërsa, dje u raportua se një 56-vjeçar ka vdekur si pasojë e ngelizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Për rastin ka reaguar sot mjeku Faruk Gashi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se rasti i videos së publikuar, ku ai shihej t’i thoshte një pacienti se EKG është jashtë funksionit, është rast tjetër.

Ai është shprehur se pacienti i cili shihet në incizim, nuk është pacienti që ka ndërruar jetë.

Gashi ka treguar se edhe 56 vjeçari i cili kishte vdekur, kishte shkuar për kontroll në këtë qendër, por që sipas tij, bashkë me familjarët ai e ka ndihmuar pacientit që të shtrihet në shtrat e t’i bëhet EKG-ja.

Ai është shprehur se motra e emergjencës i kishte thënë se nuk punonte aparati i EKG’së, andaj edhe e kishte referuar atë në SHSKUK.

“Pacienti me familjarë u nis për në SHSKUK, por për pak minuta u kthyen sërish në emergjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Së bashku me familjarë e kemi vendosur pacientin në shtrat dhe kam filluar me reanimim kardiopulmonar. Unë isha duke e reanimuar kur u kthyen ekipa e emergjencës të cilët vazhduan me reanimim dhe e transportuan në SHSKUK. Më vonë jemi informuar që pacienti në fjalë ka ndërruar jetë në SHSKUK”, ka shtuar ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë