Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 88 mijë qytetarë në Kosovë janë vaksinuar me dozën e tretë

Të dielën Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 1,283 raste të reja me COVID-19.  

Në 24 orët paraprake janë administruar 1,239 doza të vaksinës kundër coronavirusit.

Në Kosovë, aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 808,218 persona.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër koronavirusit, ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizer/BioNTech

Youtube

Arkiva

Kategoritë