Një kontingjent tjetër i vaksinave kundër coronavirusit do të arrijnë të martën në Kosovë.
Bëhet fjalë për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Drin Podrimqaku, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Po të martën do të arrijnë 515,970 doza të vaksinës Pfizer”, ka thënë Podrimqaku. Ai ka bërë të ditur se këto vaksina janë donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Janë donacion i ShBA-ve përmes mekanizmit të COVAX”, u shpreh Podrimqaku.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë në gusht të vitit 2021 kishin pranuar 35 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, pjesë e donacionit të SHBA-ve për Kosovën