Të jesh i mërzitur sepse je shtrirë dhe nuk po mund të biesh në gjumë është gjëja më e keqe. Kur flemë pak dhe keq, ndihemi të lodhur, të irrituar dhe pa energjinë e duhur për të përballuar ditën. Ekspertët rekomandojnë që të rriturit e moshës 18-60 vjeç duhet të flenë të paktën 7-9 orë çdo natë. Por të flesh 7 orë të plota çdo natë nuk është gjithmonë e lehtë.
Për fat të mirë ka pije të cilat nxisin gjumin dhe mund që ju ndihmojnë të flini më të qetë.
Këto janë dy pijet që përmirësojnë gjumin tuaj gjatë natës:
Qaji i mentës: lehtëson dhimbjet e stomakut, për shkak të vetive të tij anti-inflamatore. Duke çliruar muskujt, mentja gjithashtu zvogëlon intensitetin e tyre, duke i lejuar trupit të pushojë siç duhet.
Qumësht kokosi: përmban magnez dhe kalium, 2 minerale që janë të afta të relaksojnë muskujt e të sigurojnë gjumë të mirë. Përveç kësaj, zvogëlon presionin e gjakut dhe ënjtjen në veshka. Falë sasisë së madhe të elektroliteve natyrore, ndihmon trupin të ekuilibrohet dhe të relaksohet. /Living