Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes një vajzë në Skenderaj, nëna e saj raporton se ishte duke marrë terapinë e caktuar nga mjeku

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e mërkurë në Skenderaj.

Policia bën të ditur se një nënë ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku i është keqësuar gjendja, dhe pasi ishte dërguar për trajtim ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:16.

“Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar për trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Youtube

Arkiva

Kategoritë