Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Nefrologjisë në Repartin e Dializës përgjatë vitit 2021 u mbajtën mbi 36 mijë seanca të hemodializës , thotë raporti vjetor i punës.
“Pos tyre, kjo klinikë ka ofruar, njashtu, 301 shërbime të transfuzionit dhe mijëra shërbime diagonistike, mes tyre 1 mijë e 28 Eho të Abdomenit dhe 1 mijë e 190 EKG.“, njofton ShSKUK
Sipas ShSKUK gjatë periudhës janar-dhjetor 2021, në Klinikën e Nefrologjisë u realizuan edhe 2 mijë e 418 mijë vizita ambulantore.