Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për takimin e sotëm të Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi me Ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe zv. Drejtorin për Bashkëpunim në Ambasadën e Zvicrës, Laurent Tourche.
Në kuadër të këtij takimi, Ministri Latifi, falënderoi shtetin e Zvicrës dhe personalisht Ambasadorin Kolly, për ndihmën e dhënë tash e disa dekada për Kosovën dhe zhvillimin e saj, ndihmë kjo poashtu e drejtuar edhe drejtë përmirësimit të sistemit shëndetësor në vendin tonë, posaqërisht të kujdesit parësor.
“ Ministri Latifi në vazhdim falënderoi Zvicrën për ndihmën e ofruar në ballafaqim me pandeminë Covid-19, si dhe për gatishmërinë që të ndihmojë në të ardhmen rreth furnizimit me vaksina. Me këtë rast, Ministri Latifi shtoi se gjatë disa muajve të fundit vendi ynë ia ka dalur me mjaftë sukses ta përballojë pandeminë, megjithatë theksoi se duhet të vazhdojmë përqendrimin dhe ta mbajmë gjendjen nën kontrollë, pasi që Covid-19 ende nuk ka përfunduar.”, thuhet në njoftim nga Minsitria e Shendetësisë.
Një nga pikat kryesore të këtij takimi ishte edhe mundësia e fillimit të bashkëpunimit me qëllim përgatitjen profesionale të mjekëve të rinj nga Kosova përmes kontributit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Zvicrës. Në fund të dyja palët u dakorduan që për këtë temë të përgatiten edhe pikat konkrete që ky bashkëpunim të fillojë në të ardhmen e afërt.
Në konkluzion gjithashtu u diskutua edhe për krijimin e Qendrës Klinike Ekselente, si investim tejet i rëndësishëm për sistemin shëndetësor të Kosovës