Që nesër, më datë 29.2.2022, në Prishtinë do të hapet edhe një qendër për testime të shpejta antigjen.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë për komunën e Prishtinës, dr. Izet Sadiku.
Sipas tij, e tëra kjo u bë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve në Amf – Qendra Studentore te menza, ndërsa Qendra e Testimeve në rrugën “Xhemail Ibishi” do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19 me orar të plotë, cdo ditë, nga ora 08:00 deri më 16:00.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Komuna e Prishtinës ju njofton se duke filluar nga nesër, me datë 29.01.2022, do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike.
Ky vendim është marr me qëllim të zvoglimit të pritjeve të qytetarëve në Amf – Qendra Studentore te menza.
Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00.